Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë

Në prag të festive bashkatdhetarët kanë marrë rrugën për në Kosovë. Kjo ka bërë që të krijohen kolona në disa pika kufitare.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te pika kufitare Dheu i Bardhë janë krijuar kolona për të hyrë në vend e cila është e gjatë nga 80-90 metra dhe pritja është 50-60 minuta, ndërsa në pikën kufitare Merdar kjo kolonë është deri në 40 metra dhe pritja është 15-20 minuta.
Edhe në pikën tjetër kufitare në Muçibabë pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 15-20 minuta në hyrje.
Ndërsa dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak aktualisht janë të mbyllura për kalim, kjo për shkak të situatës së krijuar në veri të Kosovës./21Media

Back to top button