Mërgimtarët po presin dy orë për të hyrë në Kosovë, një orë në dalje

Mërgimtarët që janë duke ardhur në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë po përballen me pritje të gjata.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë janë dy orë, derisa kolona është 50 metra.

Pritjet për të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë janë 30 deri në 50 minuta, ndërsa kolona është 100 metra.

Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar Merdarë, pritjet në hyrje janë 3-5 minuta, derisa kolona nuk ka. Në këtë pikë kufitare, pritje më të gjata ka në dalje, të cilat janë 50 deri në 60 minuta.

Në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në pikat e kalimit kufitar për të hyrë në Kosovë.

Back to top button