Merita Halili dhe Raif Hyseni nderohen me mirënjohje nga kryetari i Prishtinës

Dy artistët e njohur, Merita Halili dhe Raif Hyseni janë nderuar me mirënjohje nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama i ka pritur sot në takim ikonat e muzikë shqiptare. I pari i Prishtinës ka thënë se për të nderuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm, në emër të kryeqytetit dhuruan nga një mirënjohje.
“Kënaqësi e veçantë të prisja ikonat e muzikës qytetare shqiptare, Merita Halili e Raif Hyseni. Prej gati shtatë vitesh, ata drejtojnë katedrën e muzikës shqiptare në universitetin Montclair State University, në New Jersey, duke kultivuar, ruajtur dhe promovuar muzikën shqiptare”, ka njoftuar Rama në Facebook.

Më 21 korrik në sheshin e Prishtinës, këngëtarët Merita Halili dhe Raif Hyseni do të mbajnë një koncert për adhuruesit e muzikës së tyre. Koncerti pritet të fillojë në orën 20:00 dhe për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin nga afër bileta nuk do të ketë, pasi koncerti do të jetë dhuratë për qytetarët./21Media

Back to top button