Merita Latifi tregon reagimin e Flori Mumajesit kur dëgjoi coverin e saj

 

Këngëtarja nga Ferizaji e cila u bë fenomen në vitin e kaluar në nisjen e pandemisë me coverin “Qa me bo” ka qenë e ftuar në programin ” Me 21-IN” në Radio 21.

Merita ka treguar se coverit “Dashuri” nga Flori Mumajesi, është komentuar shumë pozitivisht nga vet Flori.

Ajo gjithashtu ka treguar se për këtë cover ka marrë leje nga Threedots.

Këngëtarja më tej ka treguar se pas coverit radha është për një këngë të re, e cila do jetë vetëm apo me dikën në bashkëpunim e ka lënë si surprizë.

E pyetur nga moderatori i programit Maksi, se a ka menduar ndonjëherë se do të jetë pjesë e festivaleve siç është aktuali “Kënga Magjike”, ajo ka thënë patjetër që po në të ardhmen./21Media 

Back to top button