Vdiq muzikanti dhe modeli i njohur

 

Nick Kamen, modeli dhe muzikanti anglez ka vdekur në moshën 59 vjeçare.

I lindur në Essex, Kamen u bë i njohur nga reklama ikonike e vitit 1985 e Levi’s 501 si dhe me hitin e vitit 1986 “Each Time You Break My Heart” i cili ishte në bashkëpunim me këngëtarën Madonna.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga regjisori Mark Lebon dhe shoku i tij, Boy George, përmes postimeve në Instagram, ku shkruan ”Pusho i qetë miku im i dashur”, “Pusho në paqe shpirti më i bukur, më i ëmbël, Nick Kamen”.

Nick ishte duke jetuar në Londrën perëndimore, ndërkohë shkaqet e vdekjes së tij ende nuk dihen./21Media

Back to top button