Merkel: Britania të mbetet partner i BE-së

Merkel deklaroi  se vendi i saj do të marrë pjesë në bisedimet e Britanisë së Madhe për dalje nga BE-ja

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi të mërkurën se vendi i saj do të marrë pjesë në bisedimet e Britanisë së Madhe për dalje nga BE-ja, duke lënë të nënkuptohet se ky shtet do të vazhdojë të jetë partner.

“Do të udhëheqim bisedimet në frymën e asaj që Britania të mbetet partner i mirë. Duhet të vazhdojmë të shikojmë për një BE sa më të fuqishme dhe të mos jemi vetëm të fokusuar kryesisht në dalje nga BE”, tha Merkel në Nuremberg, transmeton Reuters.

Back to top button