Rouhani synon një mandat të dytë

Zgjedhjet presidenciale në Iran

54 milionë qytetarë votojnë në zgjedhjet presidenciale në Iran. Presidenti aktual Hassan Rouhani do të garojë për një mandat të dytë, kundër tre kandidatëve të tjerë të mbetur në garë, shkruan rtv21.tv

Rouhani është një klerik i moderuar, 68 vjeçar, i cili negocioi një marrëveshje historike bërthamore, me fuqitë botërore në vitin 2015.

Sfiduesi i tij kryesor është Ebrahim Raisi, 56 vjeç, një klerik i vijës së ashpër dhe ish-prokuror, i cili është i afërt edhe me liderin suprem Ajatollah Ali Hamnej.

Dy kandidatët tjerë janë, reformatori Mostafa Hashemi Taba dhe një figurë ultra konservatore si Mostafa Mirsalim.

Kandidatët për president duhet të fitojnë mbi 50 për qind të votave, për tu shpallur fitues, pasi në të kundërtën do të zhvillohet një raund i dytë javën e ardhshme. Që nga viti 1985 çdo president në detyrë ka arritur të rizgjedhjet./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button