Kaloni te përmbajtja kryesore

Merkel qesh kur pyetet nëse Trumpi e ka magjepsur

 

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qeshur kur është pyetur nëse presidenti amerikan Donald Trump e ka magjepsur ndonjëherë.

Richard Grenell, ish-ambasadori amerikan në Gjermani, të mërkurën deklaroi se kishte parë vetë teksa Trumpi kishte magjepsur Merkelin.

E pyetur për këtë koment, në konferencën e së premtes, Merkel u pa e befasuar nga pyetja duke kërkuar sërish sqarime nga gazetari, duke i thënë “Çfarë ka bërë ai (Trumpi)?”

Kur gazetari shtoi se Grenelli ka thënë se Trumpi “ka magjepsur” Merkelin, kancelarja gjermane u ndal pak dhe nisi të qeshte.

Më pas refuzoi të komentonte duke thënë se nuk preferon të flasë për bisedat private.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button