Mitrovicë, inspekcioni largon shitësit ilegalë nga sheshi i qytetit

 

 

Komuna e Mitrovicës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se inspektorët komunalë kanë ndërmarrë aksion për largimin e shitësve të cilët operojnë pa leje nga organet kompetente nëpër hapësirat publike, konkretisht tek sheshi i qytetit.

Në njoftim thuhet se “gjatë këtij aksioni në sheshin e qytetit janë larguar disa auto lodra për fëmijë, shitësit e të cilëve zhvillonin veprimtarinë e tyre biznesore pa leje, si dhe shfrytëzojnë hapësirën publike duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve”.

Lidhur me ketë, drejtori i Inskepcionit, Fidan Ademi, tha se disa herë shitësit në fjalë janë paralajmëruar që të mos vazhdojnë punën ilegale në sheshin e qytetit, mirëpo ata kanë vazhduar pavarësisht këtyre vërejtjeve, dhe nëse tentojnë t’i vendosin prapë, ato do të sekuestrohen duke mos iu kthyer më.

Ademi pohoi se janë të përkushtuar në lirimin e të gjitha hapësirave publike, jo vetëm në sheshin e qyteti por edhe nëpër vende të tjera ku pengohet lëvizja e qytetarëve dhe ushtrohet veprimtaria e tyre në mënyrë të paligjshme.

Back to top button