Merkel: Ta mbrojmë së bashku Tokën mëmë

Merkel reagon pas vendimit të Trump

Kancelarja gjermane Angela Merkel, pas vendimit nga presidenti amerikan Donald Trump që të nxjerrë SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, i bëri thirrje botës që të mbrojë Tokën mëmë.

“Ky vendim nuk mundet dhe nuk do të ndalojë ata që mendojnë se kanë detyrën të mbrojnë planetin”, tha Merkel në një deklaratë për shtyp në Berlin.

Sipas saj, në Gjermani, Evropë dhe në botë janë më se të vendosur që të bashkojnë të gjitha forcat për t’u përballur me sfidat klimatike.

“Të gjithë ata që besojnë se e ardhmja e planetit tonë është e rëndësishme, i them le të vazhdojmë këtë rrugë së bashku kështu që mund të jemi të suksesshëm në mbrojtjen e mëmës sonë, Tokës”, theksoi Merkel./21Media

Back to top button