Thaçi: E turpshme që Serbia pamundësoi pjesëmarrjen e Presidentes Jahjaga
Thaçi: Jahjaga ka bërë një punë të shkëlqyer për të drejtat e të mbijetuarave të dhunës seksuale
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar të turpshme ndalimin e pjesëmarrjes së ish presidentes, Atifete Jahjaga në promovimin e librit “Unë dua të dëgjohem” me ç’rast do të fliste për dhunën seksuale gjatë luftës në vend.
“Presidentja Jahjaga ka bërë një punë të shkëlqyer duke u angazhuar për të drejtat e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ajo u dha zë mijëra grave të cilat me vite jetonin me dhimbje dhe stigmë. E turpshme dhe e papranueshme që Serbia pamundësoi pjesëmarrjen e Presidentes Jahjaga në një festival në Beograd, i cili kishte për qëllim të vërtetën dhe pajtimin. Nuk mund të ketë pajtim duke mohuar krimet në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?