“Merre ose lëre”, Man.City ofron 100 milionë euro për pasuesin e Agueros

 
Manchester City është i vendosur të ofrojë një marrëveshje në stilin “merre-ose-lëre” drejt Tottenhamit për Harry Kane, duke ofruar 100 milionë euro, raporton “The Star”.
Skuadra e Pep Guardiolas është favoriti më i madh për kapitenin e Anglisë, i cili dëshirontë ndryshojë skuadër në mënyrë që ta pasurojë karrierën e tij me trofe.
Sidoqoftë, City duket se do të ballafaqohet me një qëndrim të fortë të Tottenhamit që po synon të përfitojnë sa më shumë nga largimi i Kane dhe kërkesa e tyre shkon deri në 150 milion euro.

Back to top button