Tetë raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë regjistruar edhe 8 raste të reja me Covid-19, ndërsa betejën me virusin e kanë fituar edhe 72 pacientë.
Që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë infektuar 155.624 persona. Prej tyre, jetën e kanë humbur 5.475 pacientë, ndërkaq janë shëruar 149.862 pacientë të tjerë.
Ndërkohë, raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 287, shkruan TV21./21Media

Back to top button