Merrte para për vizita dhe operacione të lindjes, procedohet penalisht një gjinekologe

Policia e Shtetit Shqiptar sot ka informuar se është proceduar penalisht një mjeke gjinekologe e Spitalit Rajonal-Berat për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe një shtetase, e cila i ka ofruar para gjinekologes.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, pas nje hetimi 5 mujor, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkallës së Parë Berat, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të përfitimit në menyrë të parregullt në disa raste të vlerave monetare nga mjekja gjinekologe E.Sh, pranë Spitalit Rajonal Berat.”, ka informuar policia.
Nga hetimi, ka rezultuar se mjekja gjatë kryerjes së vizitave dhe operacioneve të lindjes ka marrë vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.
Siç ka informar policia, është proceduar penalisht edhe shtetasja M.G, e cila i ka ofruar një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën, me qëllim lindjen e fëmijës.
“Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumetimin e plotë ligjor. Materialet i klauan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtjeshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyres”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.”, ka informuar tutje policia./21Media

Back to top button