Mes akuzave për tradhti, Kylie dhe Travis janë ‘të sigurt’ për marrëdhënien e tyre

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë ‘të sigurt’ për marrëdhënien e tyre mes akuzave se reperi e tradhtoi yllin televiziv me Rojean Kar.
Një burim i brendshëm tha për Us Weekly se pronarja e Kylie Cosmetics po “qëndron e fortë” pasi Kar e akuzoi të dashurin e saj për pabesi, ndërsa i qëndroi pranë gjatë gjithë problemeve në vazhdim.
“Ka shumë njerëz që përpiqen t’i ndajnë ata, por ata e dinë të vërtetën për marrëdhënien e tyre dhe janë të sigurt në atë që kanë”, tha burimi.
Krijuesi i hitit “Love Galore” është “100 për qind” i pranishëm për familjen pasi burimi i brendshëm tha se ai “është pranë Kylie dhe fëmijëve sa herë që nuk punon”.
“Kylie është gjithmonë në kërkim të interesit më të mirë të fëmijëve të saj dhe nuk do të lejonte që diçka si akuzat për tradhëti të ndikonin në jetën e saj në një mënyrë të madhe”.
Në fillim të këtij muaji, Kar në Instagram akuzoi reperin Scott për tradhëti dhe gënjeshtër, gjë që reperi më vonë e mohoi në një postim të tij në rrjetet sociale.
Burimi tregoi se pretendimet e modeles dhe grave të tjera për tradhtinë e Scott janë “gjithmonë tronditëse”, por ato nuk e shqetësojnë çiftin.
“Ai ishte i shpejtë për të mohuar thashethemet sepse nuk ka asgjë për të fshehur. Gjithmonë përhapet një narrativë e rreme për të dhe ai do të vazhdojë të mohojë”, bëri të ditur një burim.

Kylie Jenner dhe Travis Scott dhe fëmijët e tyre festuan bashkë për Halloween.
Jenner dhe Scott, së bashku me vajzën e tyre 4-vjeçare, Stormi, dhe djalin 8-muajsh ende të paidentifikuar, i njohur më parë si Wolf, u veshën si engjëj për daljen e tyre familjare. Në fotot e shpërndara në InstaStory të themelueses së Kylie Cosmetics, familja kishte veshur veshje krejtësisht të bardha me Jenner, Stormi dhe djalin e vogël me krahë engjëlli./21Media

 

Back to top button