Shkarkohet një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Është pezulluar nga puna zyrtari me inicialet K.R, pasi dyshimeve se gjatë kryerjes së detyrës ka keqpërdoruar detyrën duke mundësuar futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.
“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftimin e Sherbimit Korrektues të Kosovës./21Media

Back to top button