Mes talebanëve plas lufta për pushtet

Përpasje të ashpra janë raportuar mes liderëve talebanë vetëm pak ditë pas krijimit të qeverisë së re të Afganistanit.
BBC thotë se mbështetës të dy fraksioneve rivale afgane janë përleshur me njëri-tjetrin në pallatin presidencial në Kabul. Sherri ka nisur prej një debati se cili prej tyre ishte ai që siguroi fitoren më të madhe ndaj SHBA-së dhe si duhet të ndahej pushteti në kabinetin e ri qeveritar.
Talebanët vetë i hodhën poshtë të tilla pretendime, por BBC citon burime pranë tyre vetë për lajmin e përcjellë prej saj. Grupi militant e mori kontrollin e vendit muajin e kaluar e që prej atëherë, e ka shpallur Afganistanin “emirat islamik”.
Ekzekutivi i tyre i ri përbëhet vetëm nga meshkuj kryesisht, figura të njohura mes talebanëve disa prej të cilëve kanë ndërmarrë dhe sulme kundër SHBA-së gjatë dy dekadave të pushtimit amerikan atje.
Përplasjet e fundit dolën në pah pasi bashkëthemeluesi i grupit, Mullah Abdul Ghani Baradar, u zhduk për disa ditë. Pas kësaj, ai ka pasur një përplasje verbale me Khalil ur-Rahman Haqqani, ministër për refugjatët dhe figurë e rëndësishme brenda grupit Haqqani, e më tej, mbështetësit e tyre janë rrahur me njëri-tjetrin./21Media
 

Back to top button