Mes të arrestuarve për protestën e “Monstrës” edhe një i mitur

 

Mes 14 personave të identifikuar, organizatorë dhe pjesëtarë të protestës së “Monstrës”, të cilët dje u shoqëruam në polici, është edhe një i mitur, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai është shprehur decid, se para ligjit do të përgjigjet secili që do të bëjë shkelje, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare dhe a është i moshës madhore apo i mitur.

“Ditën e djeshme u ftuan për bisedë 14, të gjithë janë të moshës madhore, kemi vetëm një të mitur i cili është ftuar që të vijë me prindin e tij në Stacionin Policor. Kështu që, çdokush që kryen vepër penale, duhet të bartë përgjegjësi. Nuk ka lidhje se çfarë përkatësie fetare dhe kombëtare ka, dhe nuk është me rëndësi se a është ai i rritur apo i mitur, duhet të bartë përgjegjësi në bazë të dispozitave ligjore”, tha Spasovski.

Paraprakisht ai ka njoftuar se këto persona akuzohen për dëmtim të pronës shtetërore dhe për mosrespektim të protokolleve për mbrojtje nga Covid-19.

Për këtë rast kanë reaguar edhe nga opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa./21Media

Back to top button