Mesiq viziton veriun nën masa të rrepta të sigurisë

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka vizituar paraditen e sotme veriun e Mitrovicës. Vizita e tij është bërë nën masa të rrepta të sigurisë.
Eskorta e tij për një çast ka ndaluar në qendër duke thënë se kishte ardhur për vizitë dhe se Jugu e Veriu janë një dhe po ndjehet shumë mirë.
I pyetur nga KosovaPress nëse po ndihej i sigurtë për shkak të prezencës së shtuar të forcave policore, Mesiq tha se ”edhe sikur të isha vetëm do të ndjehesha njëjtë shumë i sigurtë”.
Dje Mesiq është takuar me Glauk Konjufcën, ku ky i fundit ka uruar mirëseardhje Mesiqit, duke e cilësuar si mik të sinqertë i cili ka shprehur gjithmonë përkrahjen e tij për Kosovën.
Ndërsa Mesiq vizitën e vazhdoi dje edhe te presidentja, Vjosa Osmani në këtë takim, kjo e fundit e ka përmendur rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet tri shteteve./kp

Back to top button