Portugalia dhe Franca ndajnë pikët, kalojnë tutje

 
Ka përfunduar derbi i xhiros së tretë në Grupin F të Euro 2020 mes Portugalisë dhe Francës, ku rezultati përfundimtar është i barabartë 2:2.
Me këtë rezultat, të dy kombëtaret kanë siguruar kualifikimin tutje për 1/8 e finales së Euro 2020, së bashku me Kombëtaren e Gjermanisë nga po i njëjti grup.
Gjatë ndeshjes së sotme, gjyqtari akordoi gjithsej tre penallti, dy në favor të Portugalisë dhe një në favor të Francës.
Fillimisht, ishte Cristiano Ronaldo që zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë në minutën e 31’, kurse shifrat në 1:1 për Francën i barazoi sulmuesi Karim Benzema, po ashtu nga pika e bardhë.
Pjesën e dytë e filluan më mirë Franca, ku Karim Benzema regjistroi golin e dytë personal në ndeshje, kështu duke shënuar për 2:1 në minutën e 47’. Golin e barazimit Portugalia e gjeti përsëri nga pika e bardhë, ku Ronaldo shënon për 2:2 në minutën e 60’.
Rezultati përfundimtar mes Portugalisë dhe Francës është 2:2.

Back to top button