Messi fiton Topin e Artë për vitin 2021

Lionel Messi është fitues i çmimit më të madh që u ndahet futbollistëve për vitin 2021 “Topi i Artë”.
Pas Messit u rendit, ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe vendin e tretë e zuri mesfushori i Chelseas, Jorginho.
Pas tyre, u rendit sulmuesi i Bayern Munichut, Karim Benzema, në pozitën e katërt dhe mesfushori N’Golo Kante në pozitën e pestë.
Ky është “Topi i Artë” i 7’të për Messin. 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021 janë vitet që Lionel Messi ka fituar topin e artë./21Media

Back to top button