E bëri gruan për spital, u arrestua 31 vjeçari kosovar

Policia ka informuar se mbrëmë në Ferizaj ka arrestuar një burrë, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas policisë, gruaja ka pranuar tretman mjekësor.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Gjon Serreqi’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet P.SH (M/K) 31 vjeçar përsëritës i dhunës në familje,  i cili pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, ku për këtë ajo ka pranuar edhe tretman mjekësorë.”, ka informuar policia.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Sektori Rajonal i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button