Messi pas triumfit në Botëror: Nuk mund të kërkojë diçka më shumë, jam afër fundit

Lionel Messi shënoi shtatë gola dhe pati tri asistime, ndërsa shfaqi më të mirën me fanellën e Përfaqësueses së Argjentinës gjatë botërorit.
Pasi që Argjentina u bë kampione e botës, Messi foli për rëndësinë e këtij titulli historik në karrierën e tij, por siguroi se planifikon që të vazhdojë të jetë pjesë e Përfaqësueses së Argjentinës.
“Natyrisht se doja që ta mbyllja karrierën me këtë, nuk mund të kërkojë diçka më shumë. Zoti më dha gjithçka. Jam afër mbylljes së karrierës dhe në këtë mënyrë, është impresive. Kam qenë në gjendje ta fitojë Kupën e Amerikës, Kupën e Botës. Jam afër fundit. E dua futbollin, dua çfarë unë bëj. Më pëlqen të jem pjesë e përfaqësueses. Dua që të vazhdojë edhe në disa ndeshje, tani si kampion bote”, ka deklaruar Messi.
Messi tutje e pranoi se triumfi në Botëror, është ëndrra më e madhe që ka pasur./21Media

Back to top button