Kaloni te përmbajtja kryesore

Messi rrezikon të suspendohet

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi, nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e yjeve të ligës MLS ndaj atyre të ligës meksikane.

Dhe njësoj si bashkëlojtari i tij tek Inter Miami, Jordi Alba, rrezikon suspendimin.

Liga MLS e konfirmoi mungesën e dy lojtarëve të Inter Miamit të mërkurën, ka shkruar “ESPN”.

38-vjeçari Messi i cili ka shënuar tetë gola dhe Alba 36-vjeçar, mund të suspendohen për një ndeshje, sipas rregullores së ligës MLS, nëse nuk ka ndonjë justifikim mjekësor për mospjesëmarrje në këtë ballafaqim.

Edicioni i “All-Starit” të 29-të luhet të enjten mbrëma në Austin të Teksasit.

Tek ekipi më i mirë i ligës meksikane lider është Sergio Ramos.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button