Meta: Opozita t’i bashkohet frymës konsensuale për zgjedhjet

Meta tha se opozita do t’i bashkohet frymës konsensuale dhe bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur besimin të enjten se opozita do t’i bashkohet frymës konsensuale dhe bashkëpunimit jo vetëm për çështjen e zgjedhjes së presidentit, por edhe për të marrë pjesë në zgjedhje.

Në një prononcim për mediat në përfundim të seancës së parlamentit ku u ezaurua edhe seanca e dytë e votimit për zgjedhjen e presidentit, Meta deklaroi se Konferenca e Kryetarëve  vendosi që raundi tjetër të zhvillohet të enjten e  ardhshme në orën 15.00.

“Shpresoj të jetë kohë e mjaftueshme edhe për të mundësuar një dialog të mundshëm me opozitën edhe për  presidentin por edhe për të tejkaluar çështjen e gjithë klimës politike aktuale”, tha Meta.

Ndërsa nëse i shikon zgjedhjet e parakohshme si një variant për kapërcimin e krizës politike, kreu i Kuvendit tha se nuk është mënyrë konstruktive dhe e dobishme pasi qëllimi është përfshirja e opozitës edhe në zgjedhje dhe në çështjen e presidentit të ri.

Back to top button