Meta përkujton presidentin Rugova: Ëndrra e tij vazhdon

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova në 15-vjetorin e vdekjes së tij.

Meta ka thënë se “angazhimi i Rugovës për zgjimin kombëtar, vizioni euroatlantik për Kosovën Republikë, për paqen, lirinë, stabilitetin, demokracinë dhe bashkëjetesën në rajon, mbeten shembuj të patundur frymëzimi për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari çështjes shqiptare. Ëndrra e Presidentit Rugova vazhdon!”.

Sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake./21Media

“Vizioni im është, që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, 20 January 2021

 

Back to top button