Kurti flet pas vendimit të KQZ-së: Jam bartës liste…

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë homazheve te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, u pyet rreth vendimit të KQZ-së për ndalimin për kandidim për deputet. Ai tha se është bartës i listës, por njëkohësisht tha se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet që mbrojnë të drejtat e të gjithëve.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë siç është kërku dhe ajo është lista jonë. Para një viti pati qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell, me një darkë me ish-presidentin, por kjo ishte në vitin e kaluar. Institucionet e shtetit duhet të updatohen, në rrethana të reja, pasi jemi në prag të zgjedhjeve të reja dhe të cilat kanë ngjall entuziasëm që po presim pjesëmarrje masive. Unë jam bartës i listës dhe jam për ta respektuar dhe përfillur Kushtetutën dhe ligjet që mbrojnë të drejtat e të gjithë dhe secilit prej nesh”, ka thënë Kurti.

47 kandidatë për deputetë nuk do të mund të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, për shkak të problemeve me ligjin. Kështu kumto Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pas verifikimit të listave. Në mesin e kandidatëve që sipas KGJK-së nuk i plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në zgjedhje është edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti./21Media

Back to top button