Meta u prit me ceremoni shtetërore në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u prit në Kosovë me ceremoni shtetërore nga Presidentja Vjosa Osmani.
Ai erdhi për vizitë me rastin e përmbylljes së mandatit të tij.
Pas takimit ku mediat mund të marrin vetëm pamje, Osmani dhe Meta do të kenë edhe konferencë të përbashkët për medie.
Në orën 11:05 Meta do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në orën 11:50 |Meta do të adresohet me një fjalim në seancë të veçantë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në 12:15 presidenti shqiptar do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po qëndron në Kosovës me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani./21Media

Back to top button