Meteoriti bie në një shtëpi, dyshohet se është miliarda vjet i vjetër

Një objekt, që dyshohet se është meteorit, bëri një vrimë në çatinë e një shtëpie në New Jersey, para se të godiste në dyshemenë e dhomës së fjetjes, raporton “Daily Mail”.

Familja që jeton në shtëpi zbuloi një gur të zi të masës së një patateje. Ishte ende e ngrohtë.

Asnjë person nuk u lëndua dhe nuk kishte ndonjë dëm serioz në pronën.

Objekti i madhësisë 10 deri 15 centimetra, peshon rreth 1.8 kg.

Suzy Kop, pronare e shtëpisë, ka thënë se fillimisht kishin menduar se dikush kishte hedhur gur në shtëpinë e saj. Por, e kuptoi së shpejti se situata nuk është e tillë.

Familja planifikon të takohet me një astrofizikantë që do ta ekzaminojë objektin.

“Ne po mendojmë se është meteorit, që hyri nëpërmjet çatisë, goditi në dysheme e më pas sërish bëri rikoshet në çati derisa më në fund mbeti në dysheme. Guri ishte ende i nxehtë kur e preka”, tregon Kop.

Astronomi në Institutin Franklin, Derrick Pitts, ka thënë se guri mund të jetë 4 deri 5 miliardë vjet i vjetër.

“Ka udhëtuar nëpër hapësirë gjithë kohën, dhe tash ka arritur në tokë dhe ka rënë në shtëpinë dhe personat kanë arritur ta kapin. Kjo është e pazakontë, ndonëse ka ndodhur disa herë në histori”, thotë Pitts.

Back to top button