Michael Buble mezi mban lotët teksa i biri luan hitin e tij në piano

Michael Bublé nuk mundi t’i mbajë lotët ndërsa shikonte djalin e tij 8-vjeçar Noah duke luajtur këngën e Bublé, ” I’ll Never Not You “, në piano.
Këngëtari i “Sway” ka ndarë momentin në Instagram me mbishkrimin “Më shumë talent në gishtat e tij të vegjël se sa kam në të gjithë trupin”.
Në videon, e cila tregon Noah duke luajtur notat hapëse të këngës, Bublé provin t’i mbajë lotët përpara se të fillojë të këndojë së bashku, i pushtuar nga emocionet.
Fituesi i Grammy-t më pas i bën të ditur Noah se sa i impresionuar është.
“Noah më befasoi pasi isha larg në turne”, thotë Bublé në video. “Ai punoi shumë për të mësuar këtë këngë. Shumë krenar për djalin tim”.
Miqtë e famshëm të Bublé, duke përfshirë profesionistin e “Dancing with the Stars”, Derek Hough, bashkë-prezantuesin e “Good Morning America” Michael Strahan dhe këngëtarin e “Despacito”, Luis Fonsi, të gjithë duartrokitën talentin e Noah në komentet e postimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Michael Bublé (@michaelbuble)


Noah, i cili mbush 9 vjeç muajin tjetër, është fëmija më i madh i Bublé, të cilin ai e ndan me aktoren Luisana Lopilato. Noah u diagnostikua me kancer në mëlçi në vitin 2016, kur ai ishte vetëm 3 vjeç. Ai tani është mirë, por Bublé thotë se është ende duke u shëruar emocionalisht nga ajo kohë në jetën e tij./21Media

Back to top button