Michel porosit: Fokusimi i Kosovës duhet të jetë dialogu
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka porositur që fokusi i Kosovës duhet të jetë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit që të zbatohen të gjitha marrëveshjet.
“Është një moment urgjence për Evropën. Derisa po flasim, Rusia vazhdon ta sulmojë Ukrainën. Dua t’iu falënderoj për pozitën e qartë për luftën në Ukrainë dhe për implementimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Lufta ka impakt në rajon, përfshirë Kosovë, në çmime të ushqimeve dhe energjisë. Ne patëm mundësinë të diskutojmë për marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe themi se Ballkani Perëndimor është një partner strategjik. Mirëpresim fokusin për implementimin e reformave dhe ato në çështjet kyçet, siç është sundimi i ligjit. Kemi diskutuar edhe për liberalizimin e vizave. Kam dëgjuar argumentet me kujdes dhe e dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin në këtë çështje. Fokusimi i Kosovës duhet të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet”, tha Michel
Ai po ashtu ka përshëndeti vendimin e Kosovës për sanksione ndaj Rusisë./21Media