Michel: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel sot në Tiranë tha se duhet energji të reja në procesin e integrimit.
Michel tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Po bëjmë përshpejtimin e integrimit dhe të mos presim derisa të plotësohen tërësisht negociatat për anëtarësim. Në qershor do të jetë takimi, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim. Bisedat për anëtarësim duhet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Michel në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Javët në vijim, Michel i quajti kyçe dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë në Këshillin Evropian sidomos tani kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Michel u shpreh se mbështet nismën Ballkani i Hapur dhe uroi që të gjithë të bashkohen në këtë nismë. Sipas tij, Ballkani i Hapur do të mundësojë afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian./21Media

Back to top button