Nis protesta, kërkohet të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave

Të punësuarit në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në nivel vendi, nën ombrellën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), sot po protestojnë në kërkim të realizimit të disa kërkesave të tyre.
Kërkesat e tyre janë vazhdimi i pagesës prej 100 eurosh për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet e Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së; Fillimi i zbatimit të Ligji për Sigurimin Shëndetësor dhe; Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
Duke qenë se pjesë e BSPK-së është edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) dhe është pjesë e protestës, mësimi në të gjithë vendin nga arsimi fillor deri në universitete, sot nuk do të mbahet./21Media

Back to top button