Microsoft bëhet partner i Netflix-it
Netflix dhe Microsoft janë bërë bashkë për të ofruar një plan abonimi më të lirë për klientët.
Gjigandi i transmetimit ka thënë se ky shërbim do të jetë shtesë në planet e tij ekzistuese, të cilat nuk përfshijnë reklama.
Kompania ende nuk ka zbuluar se sa planifikon të tarifojë abonentët për shërbimin e ri.
Netflix njoftoi për këtë lëvizje pasi u bë e ditur për humbjet e mëdha që pësoi së fundmi.
Në më shumë se një dekadë, shkëputi kontratat e qindra punëtorëve.
Netflix humbi mbi 200 mijë abonentë midis janarit dhe marsit. E që parashikohet se Netflix mund të humb edhe 2 milionë abonentë të tjerë në këtë periudhë.
Kompania njoftoi se ka zgjedhur Microsoft-in si partner global për reklama dhe për të prezantuar një plan abonimi me çmim më të ulët për të mbështetur reklamat./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?