Microsoft punëson ish-shefin e OpenAI, Sam Altman

Shefi i Microsoft, Satya Nadella, ka njoftuar të hënën se ka punësuar Sam Altman të OpenAI, disa ditë pasi bashkëthemeluesi i sipërmarrjes së ChatGPT u shkarkua.
Altman u bë i famshëm me lansimin e chatbot-it të inteligjencës artificiale vitin e kaluar.
Nadella shkroi në platformën X se Altman “do t’i bashkohet Microsoft-it për të udhëhequr një ekip të ri kërkimor të avancuar të AI”, së bashku me bashkëthemeluesin e OpenAI Greg Brockman dhe kolegët e tyre.
Bordi i OpenAI shkarkoi Altman të premten, duke shkaktuar largime të tjera të profilit të lartë nga kompania./21Media
I’m super excited to have you join as CEO of this new group, Sam, setting a new pace for innovation. We’ve learned a lot over the years about how to give founders and innovators space to build independent identities and cultures within Microsoft, including GitHub, Mojang Studios,…
— Satya Nadella (@satyanadella) November 20, 2023cHAT