Miftaraj ankohet për çmimin e rrymës: Kur e pashë faturën, mendova mos jam pronar biznesi

Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi është ankuar për faturën e rrymës për muajin tetor, duke lënë të kuptohet se çmimi që do ta paguajë është i lartë.
“Më erdhi fatura e rrymës për muajin tetor për shpenzimet në banesë.
Në bazë të çmimit të faturës, për një moment mendova mos jam oligark apo pronar i ndonjë biznesi.Pastaj më kujtua se nga kjo faturë fiton me siguri ndonjë oligark ose këshilltar i lidhur me partinë në pushtet”, ka përfunduar ai./21Media