Miftaraj: Kosova me korrupsion endemik e Qeveri klienteliste

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se në Kosovë ka korrupsion endemik.  Në një postim në Facebook Miftaraj ka se është e pakontestueshme që Kurti ka ndërtuar qeveri klienteliste që promovon kulturën e pandëshkuermërisë edhe kur klientela përfshihet në korrupsion.

Miftaraj thotë se një gjendje e tillë është e vërtetuar tashmë edhe në raporte kredibile ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile në Kosovë, që sipas Miftarajt ende s’janë nënshtruar joshjeve me pozita dhe privilegje nga Vetëvendosje.

”Është fakt i pakontestueshem po ashtu se qeveria Kurti ka ndërtuar qeveri klienteliste që promovon kulturën e pandëshkueshmërisë kur klientela e tij është e përfshirë në korrupsion. Kjo tanim eshte e vertetuar nga raporte kredibile nderkombetare dhe te shoqerise civile ne Kosove, qe ende nuk i jane nenshtruar joshjeve me pozita dhe privilegjeve nga ana e LVV. Se kemi sistem prokurorial, me theks te veçante Prokurori Speciale te deshtuar per te hetuar dhe ndjekur korrupsionin e nivelit te larte poashtu eshte fakt i pakontestueshem. Kosova ka nevoje per sistem prokurorial te pavarur dhe me integritet dhe nje qeveri qe udhehiqet nga parime te sundimit te ligjit dhe qeverisjes se mire, per te besuar se ky vend do te behet”, ka shkruar Miftaraj./21Media
Back to top button