Miftaraj pas rastit në Pejë: Ministrja a ka ndonjë përgjegjësi?

Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë. Ai ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet.

“Shtrohet pyetja, Ministrja e Drejtesise si Koordinatore Nacionale kundër dhunës ne familje a ka ndonjë përgjegjësi?

Dhe a fillon dhe përfundon përgjegjësia e saj me postime ne Facebook si me qene pjesëtare e shoqërisë civile?”, ka shkruar ai në Facebook.

Miftaraj paraprakisht ka akuzuar organet e rendit se më shumë e shohin viktimë burrin që vret se sa vet viktimën.
Ne një shtet ku policia, prokuroria dhe gjykata nuk e shohin viktime gruan e cila vritet ose dhunohet nga burri, por burrin i cili e ka kryer krimin;

“Ne një shtet ku pushteti secilin veprim qe e merr e mat se sa vota i fiton ose i humb; Ne një shtet ku pushteti s’ka pike respekti për ligjin dhe procedurën;Ne atë shtet ndodhin vrasjet, dhunimet, s’ka rend, s’ka ligj. Sepse, qytetari mendon se me shkel ligjin, me vra tjetrin, me dhunu gruan është normale.”, ka shkruar ai.

Një grua është vrarë në mëngjesin e sotëm në Pejë, dyshohet se dorasi është bashkëshorti i saj.

Back to top button