Kaloni te përmbajtja kryesore

Mijallkovi mbetet në Shutkë

 

Ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Burgun e Shutkës.

Kjo vjen, pasi Gjykata e Apelit e ka refuzuar garancinë e ofruar nga mbrojtja e Mijallkovit në vlerë prej 10.8 milionë eurosh.

Parapraksiht, prokurorët kishin kërkuar që të pranohet garancia, por megjithatë, Gjykata vendosi që Mijallkovit të qëndrojë në burg.

Mijallkovi ka qenë në paraburgim për rastin “Thesari”, ku është i gjykuar në mënyrë jo të plotfuqishme me 8 vjet burg. Ai ka edhe një dënim jo të plotfuqishëm në rastin “Target-Fortesa” me 12 vjet burg, kurse gjatë javës së ardhshme do të dëgjojë edhe aktgjykimin për rastin “Titanik 2”.

Ai është i dyshuar edhe në rastet “Perandoria” dhe “Parcelat në Vodno”./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button