Mikut të Putinit i ndërpritet kontrata me Filharmoninë e Mynihut
Filharmonia e Mynihut ka ndarë rrugët me kryedirigjentin Valery Gergiev.
Gergiev është mik i ngushtë dhe mbështetës i Putinit. I njëjti është përballur me presion vazhdimisht për të folur kundër pushtimit rusë të Ukrainës gjatë javës së fundit.
Kryetari i Mynihut, Dieter Reiter bëri një ultimatum, duke thënë se nëse Gergiev dënon veprimet e Putinit deri të hënën(sot 1 mars), do të shkarkohej.
Pasi kaloi afati, Reiter ia ndërpreu kontratën.
“Me efekt të menjëhershëm, nuk do të ketë koncert të mëtëjm nga Orkestra Filharmonike e Mynihut nën drejtimin e Valery Gergiev”, tha Reiter në njoftim./21Media