Milani barazon me Sassuolon

Ka përfunduar ndeshja mes Sassuolos dhe Milanit, ku të dy skuadrat nuk kanë arritur të arkëtojnë më shumë se një pikë nga kjo ndeshje.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Città del Tricolore”, kampioni italian, AC Milan ka barazuar pa gola si mysafirë i skuadrës së Sassuolos.
Vendasit kishin rastin ideal për ta zhbllokuar rezultatin si dhe për të arkëtuar pikët e plota nga kjo ndeshje, por Domenico Berardi ka dështuar që të shënojë nga pika e bardhë në minutën e 23’.
Barazimi i sotëm ishte i dytë në këtë sezon për “Rossonerët”, pas ndeshjes me Atalantan e cila kishte përfunduar me shifrat të barabarta 1:1.
Me pikët e reja, Milani ngjitet në krye të tabelës në kuotën e tetë pikëve, kurse Sassuolo renditet në vendin 10 me pesë pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes është 0:0.

Back to top button