Reduktime të ujit të pijshëm në Fushë Kosovë dhe një pjesë të Prishtinës

Fushë Kosova dhe një pjesë e Prishtinës do të përballen me reduktime të ujit të pijshëm.
Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” reduktimet e ujit janë si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.
“Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në ITU Albanik, jemi të detyruar që përkohësisht deri në aftësimin e defektit në linjë, nga ana e KEDS/ KOSTT në njërën anë të linjës së tyre dhe defektit në linjën tonë do të bëjmë reduktime të ujit për Fushë Kosovën, Kodrën e Trimave, lagjen Arbëria, një pjesë e lagjes Kalabria, Lagjja Çamëria dhe pjesa e Medreses”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button