Milani deklason Juventusin

 

“Rossonerët” kanë mposhtur bindshëm si mysafirë “Zonjën e Vjetër”.

Ka përfunduar derbi i xhiros së 35 në Serie A mes Juventusit dhe Milanit, ku pas 90 minutave lojë, “Rossonerët” deklasuan vendasit me rezultat 3:0 në stadiumin “Allianz”.

Golat për Milanin i shënuan Brahim Diaz në minutën e 45+1’ shtesë, Ante Rebiq në minutën e 78’ dhe golin e fundit e shënoi mbrojtësi Fikayo Tomori pas asistimit të Calhanoglut në minutën e 82’.

Me tri pikë të reja, Milani rikthehet në Top 4, ku aktualisht pozicionohet në vendin e tretë me 72 pikë, po aq sa edhe Atalanta në vend të dytë, ndërsa Juventusi tani gjendet jashtë Top 4, në vendin e pestë me 69 pikë, një më pak se vendi i katërt, Napoli.

Back to top button