Milani nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Lecces

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Lecces dhe Milanit, ku të dy skuadrat kanë ndarë pikët e barabarta.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Via del Mare”, Lecce ka arritur ta ndal Milanin me barazim, ku ndeshja ka përfunduar me rezultat 2:2.
Theo Hernadez i dha epërsinë vendasve me autogolin e tij në minutën e 3’, kurse golin e dytë të Lecces e shënoi Federico Baschirotto në minutën e 23’.
Në anën tjetër, Milanit ia siguruan barazimin golat nga Rafael Leao (minuta e 58’) dhe Davide Calabria (minuta e 70’).
Me pikët e reja, Milani ngjitet në kuotën e 38 pikëve në vendin e dytë, kurse Lecce zë vendin e 12 në tabelë me 20 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:2.