Gjatë javës vijnë një kontigjent vaksinash anti-Covid në Kosovë

 

Një pjesë e vaksinave  kundër COVID-19, të ndara nga Bashkimi Evropian për Kosovën, do të mbërrijnë në Kosovëgjatë javës së ardhshme. Kjo u bë e ditur nga Komisionari Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Varhelyi ka njoftuar se do të qëndrojë në Kosovë më 5 maj, të mërkurën, në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, në një kohë kur rajonit do t’i dhurohen vaksinat kundër koronavirusit, si pjesë e ndihmës nga Bashkimi Evropian

“Do të udhëtoj drejt Ballkanit Perëndimor për të përçuar mesazh të qartë: Ne kujdesemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe kujdesemi për punëtorët e tyre shëndetësorë dhe ata më të rrezikuarit. Shpërndarja e vaksinave konfirmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar përkrahje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Bashkë më të fortë!”, ka thënë ai për uebfaqen e Komisionit Evropian.

Kosova tashmë ka marrë vetëm 24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” nëpërmjet programit të COVAX-it, ku BE-ja ka kontribuar me 2.5 miliardë euro. Këto doza tashmë janë harxhuar.

 

Back to top button