Milani triumfues në “Derby della Madonnina”, ul diferencën e pikëve me Interin në tabelë

 
Gjigandi italian AC Milan ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në udhëtim kundër Interit, kështu duke triumfuar në “Derby della Madonnina”.
“Rossonerët” e nisën ndeshjen në mënyrë jo të mirë, ku edhe gjetën vetën në disavantazh, derisa në pjesën e dytë e rikthyen rezultatin në favorin e tyre, duke triumfuar 2:1 kundër Interit.
Fillimisht, ishte Ivan Perisic ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari në këtë ndeshje, duke shënuar për Interin në minutën e 38’ të ndeshjes.
Pjesën e dytë e nisën më mirë “Rossonerët” ku sulmuesi Olivier Giroud shënon dy gola për tre minuta për t’ia siguruar tre pikët Milanit.
Giroud shënoi golin e barazimit në minutën e 75’, kurse golin e fitore e shënoi në minutën e 78’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Milani i afrohet Interit në vetëm një pikë diferencë në tabelë, ku tani zë vendin e dytë me 52 pikë, krahas Interit që vazhdon të jetë lider me gjithsej 53 pikë të arkëtuara.
Inter 1:2 Milan.

Back to top button