Miley Cyrus arrin rekord me këngën “Flowers” në Spotify

Kënga “Flowers” e Miley Cyrus ka disa ditë që kryeson toplistat e këngëve në Apple Music dhe Spotify. Duket se puna me të po i paguhet kësaj këngëtareje.
Cyrus me këtë këngë të cilën a kushtoi dashurisë për vetën dhe fuqizimit, po arrin sukses të madh. Ajo u bë kënga më e shpejtë në historinë e Spotify që arriti 100 milion klikime.
Këto të dhëna bazohen në Chart Data Twitter.
Cyrus këtë sukses e arriti për shtatë ditë. Ajo me këtë rekord ia zuri vendin rekorderit të deritanishëm BTS për këngën Bater.
Ky sukses i Cyrus erdhi pasi që dekadë më parë arriti rekord me këngën “Wrecking Ball”, videoja e së cilës arriti më së shpejti 100 milion shikues në YouTube.
Kënga “Flowers” është nga albumi i ri i Cyrus “Endless Summer Vacation”.
Ka fjalë se Cyrus atë ia kushtoi ish bashkëshortit të saj, megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar.
Pa  marrë parasysh se kujt ia ka dedikuar atë, një gjë është e sigurt, e kjo është se Flowers u bë hit. Këtë e dëshmojnë shifrat e klikuesve të saj në Spotify e Apple Music./21Media

Back to top button