Milioneri francez që po synon produktet bujqësore të Kosovës

Forumi i Bizneseve të Diasporës të premten dhe të shtunën, 27 dhe 28 maj 2022 do të mbajë takime në Prishtinë.
Në ngjarjen dy ditore do të marrin pjesë ndërmarrje të shumta nga diaspora dhe Kosova për qëllim të rrjetëzimit dhe krijimit të partneriteteve mes bizneseve dhe marrëveshjeve për eksport.
E për të biseduar rreth kësaj i ftuar në emisionin “Për ditë të mbarë në RTV 21 ishte, . Kryetar i Forumit të Bizneseve të Diasporës, Ylli Blakaj.
Ai tregoi se në këtë forum sivjet do të prezantohen mbi 33 biznese, e në mesin e tyre do të jetë edhe një biznesmen francez i cili është i interesuar për produktet bujqësore të Kosovës.
Blakaj tha se do të ofrojë një plan bujqve në Kosovë që të prodhojnë për ta./21Media

Back to top button