Mimoza Kusari-Lila thotë se ka një plan për aktivizimin e Aeroportit të Gjakovës

Kandidatja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, sonte tha se ajo ka një plan për aktivizimin e Aeroportit të Gjakovës.
Ajo në RTV21 deklaroi se Aerporti i Gjakovës është shumë me rëndësi, sepse siç th ajo, paraqitet si aeroport alternativ për aterrimin e aeroplanëve në rastet kur ka mjegull në Aeroportin “Adem Jashari”.

Kusari-Lila përmendi shtyllat kyçe të programit të saj, nëse ajo bëhet kryetare e Gjakovës, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini në rundin e parë të zgjedhjeve, më 17 tetor ka marrë 18 mijë e 973 vota apo 45.76%, ndërsa kandidatja e LVV-së, Mimoza Kusari – Lila ka marrë 15 mijë e 426 vota apo 37.20%./21Media

Back to top button