Minat në tokë pengojnë punën bujqësore të ukrainasëve

Autoritetet lokale në Ukrainë kanë bërë me dije se përpjekjet bujqësore në Chernihiv po pengohen nga numri i lartë i minave tokësore të lënë pas nga forcat ruse

“Rajoni është shumë i madh dhe armiku u vendos në shumë zona”, tha Vyacheslav Chaus.

Ky i fundit shtoi se çështja e sigurisë po i pengonte fermerët të mbillnin arat dhe në lidhje me këtë rast po merren shërbimet e emergjencës.

Ukraina dhe Rusia kanë një rol kyç në tregjet globale të ushqimit.

Së bashku, ata eksportojnë rreth 30% të grurit në botë, sipas Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP).

Ukraina është gjithashtu furnizuesi më i madh i WFP-së me vaj luledielli./21Media

Back to top button